Telegrafi

Maqedoni: Inspektorët kontrolle tek hoteleritë, konstatojnë 24 shkelje të masave

Ministria për Punë të Brendshme informon se në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregun kanë kryer kontrolle në gjithsej 2184 objekte hotelerike, ndërsa janë konstatuar 24 raste të mosrespektimit të masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga numri i përgjithshëm, 1573 janë bërë gjatë fundjavës (e premte – e diel), ndërsa 483 gjatë ditës së djeshme (e hënë).

Nga MPB thonë se veprimi i mëtejshëm në lidhje me shkeljet e konstatuara është nën kompetencë të Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

MPB apelon tek qytetarët dhe hoteleritë që të vazhdojnë me respektimin e vendimeve të Qeverisë, që kanë të bëjnë me mbrojtjen nga coronavirusi./Telegrafi/