Telegrafi

Maqedoni, inovacione në industrinë e mishit

‘Mikroorganizmat e dobishme e rrisin sigurinë e prodhimit të mishit’ është tema e panel-diskutimit të sotëm që e organizon kompania daneze Chr Hansen, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Trendet e konsumit në industrinë e mishit, kthimi ndaj traditës, bakteret e dobishme kundrejt të dëmshmeve-ndryshim në paradigmë, ushqim i sigurt, Mikroorganizma patogjene në mish, si të shënohet përdorimi i bakterieve të dobishme në paketim, janë vetëm nga temat në të cilat do të flasin pjesëmarrësit.

Në seminar do të marrin pjesë ekspertë vendorë dhe të huaj, profesorë nga Fakulteti për Shkenca Bujqësore dhe ushqim dhe Instituti për Ushqim pranë Fakultetit për Mjekësi Veterinare.

Chr Hansen e hapi zyrën e parë në Maqedoni në shtator të vitit 2014 në Fakultetin për Shkenca Bujqësore dhe Ushqim. /Telegrafi/