Telegrafi

Maqedoni, inflacioni në 2011 deri në 5 %

Sipas guvernatorit Petar Goshev, arsyeja kryesore për trendin rritës të projeksioneve për inflacionin është rritja e çmimit të ushqimit dhe emergjencave në tregjet botërore, të cilat ndikuan edhe në çmimet në vendin tonë.

BPM tani për tani nuk planifikon të intervenojë me masa të posaçme për ngecjen e inflacionit. Projeksionet e saj thonë se në kuartalin e dytë inflacioni do të fillojë që të pakësohet.

“Nëse gjendja e tanishme ku ndryshohet, gjegjësisht nëse çmimet e ushqimit dhe emergjencave mbeten të vështira, BPM-ja do të reagojë me masa të caktuara. Masa e parë do të ishte rritja e shkallëve referente kamatore. Tani për tani mendojmë se nuk ka nevojë për kurrfarë masash. BPM-ja në vazhdimësi është duke ndjekur gjendjet në këtë drejtim dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, thekson guvernatori Goshev. /Telegrafi/