Site icon Telegrafi

Maqedoni i papunë deklaroi 1.6 milionë pasuri

Ai deklaroi në Sektorin e të ardhurave pasurinë prej 97.9 milionë denarë ose 1.6 milionë euro. Ai fitoi këto para duke tregtuar në berzë. Rrogën më të madhe bruto në shumën prej 47 milionë denarë ose rreth 770.000 euro e fitoi një person i punësuar në biznesin farmaceutik, shkruajnë mediat e Maqedonisë.

Është interesant se disa qytetarë, përveç pagës, kanë përfituar edhe shtesa tjera që arrijnë deri në 140.000 euro. Prej lojërave të fatit fituesi më i madh i lajmëruar është një qytetar i Strumicës, i cili fitoi 200.000 euro.

Sivjet banorët e Maqedonisë kanë lajmëruar më pak të ardhura në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa dhjetë më të pasurit sipas fitimeve janë nga Shkupi. /Telegrafi/

Exit mobile version