Site icon Telegrafi

Maqedoni, hiqet ndalesa e mbajtjes së maskave në hapësira të mbyllura

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 37-të i pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngitëse që u vërtetuan edhe nga Shtabi Koordnativ i Krizës.

Sipas këtyre rekomandimeve, qeveria hoqi mbajtjen e maskave  në hapësira të mbyllura përveç spitaleve, transport publik, barnatore dhe shtëpitë e të moshuarve.

Në lidhje me këtë pikë, edhe pse hiqet mbajtja e maskave në hapësira të mbyllur, qeveria fuqishëm e afirmon rekomandimin që në hapësira të mbyllura, personat mbi 65 vjet, të sëmurët kronikë dhe me imunitet të vogël të mbajnë maska.

Po ashtu hiqet ndalesa për mbajtje të maskave gjatë mësimin në edukatë fizike si dhe ndalesa për organizim të ekskurzioneve dhe mësimit në natyrë.

Ndër masat që po shfuqizohen është masa për izolim të detyrueshëm të personave që kanë pasur kontakte të ngushta me raste pozitive me KOVID-19./Telegrafi/

Exit mobile version