Propozim-ligji për regjistrimin e popullsisë në prill të vitit 2021, akoma nuk është gati. Prej muajsh pritet që versionit i cili duhet të siguronte regjistrim në prill të 2020-tës t’i ndryshohen vetëm datat që të përshtatet për procesin e vitit që vjen. Nga Ministria e Drejtësisë nuk u përgjigjën në pyetjet; deri ku është përgatitja e propozim-ligjit për regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive? Kur do të shqyrtohet në Qeveri? Pse merr kaq shumë kohë përgatitja e një ligji, versioni i të cilit është tashmë gati dhe duhet të ndryshohen vetëm treguesit kohor se kur ai do të zbatohet?
Pyetje:
Deri ku është përgatitja e propozim-ligjit për regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive?
Kur do të shqyrtohet në Qeveri?
Pse merr kaq shumë kohë përgatitja e një ligji, versioni i të cilit është tashmë gati dhe duhet të ndryshohen vetëm treguesit kohor se kur ai do të zbatohet?
Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq kohë më parë kishte deklaruar se në Kuvend ligji duhet të miratohet deri në fund të këtij viti. Është e paqartë se pse nevojitet kaq shumë kohë, ndërkohë që Enti Shtetëror i Statistikës ka bërë thirrje për një miratim të shpejtë, nëse synohet një regjistrim efikas.
Përveç ligjit për regjistrimin e popullsisë, Mariçiq kishte premtuar edhe ndryshim të Kodit zgjedhor, konkretisht zbatimin e listave të hapura për këshilltarë komunal në zgjedhjet lokale. Nuk ka asgjë konkrete as për këtë nismë të paralajmëruar. Ndryshimet në Kodin zgjedhor duhet të përfshinë edhe strukturën përbërë të KSHZ-së, meqë anëtarëve aktual u skadon mandati në janar. Nga Ministria e Drejtësisë nuk morëm përgjigje as në pyetjen për Kodin zgjedhor.
Një ditë ma parë Alsat njoftoi se nuk ka informacione se deri në cilën fazë është plani për vetingun në gjyqësor i cili ishte premtuar për 100 ditët e para të mandatit dhe a do ta prezantojë në kohë Ministria e Drejtësisë këtë plan. Për tre muajt e parë të mandatit ishte premtuar edhe ndryshim i Kodit penal ose monitorim elektronik i personave në burg shtëpiak që të mos mund të arratisen. Edhe për këtë nuk ka asgjë konkrete./Alsat/