Telegrafi

Maqedoni, hapet procedurë parahetimore për fshehje të tatimit gjatë importit të karburantëve

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka hapur lëndë hetimore pas zërave në lidhje me keqpërdorimin dhe fshehje të tatimit gjatë importit të karburantit dizel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç paralajmëruan nga PTHP-ja, procesi parahetimor ka filluar për shkak të ekzistimit të dyshimit se është bërë import i mallrave të deklaruara si naftë për amvisëri, në fakt është importuar karburant dizel me çka është dëmtuar buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Prokuria Themelore Publike po ndërmerr masat e nevojshme për vërtetimin e fakteve./Telegrafi/