Telegrafi

Maqedoni, hapet konsullata e nderit të Marokos

Në prani të korit diplomatik dhe krerëve shtetëror, në mënyrë solemne është hapur konsullata e Mbretësisë së Marokos në Maqedoni.

Maqedonia dhe Maroko për herë të parë marrëdhënie diplomatike vendosën më 18 shtator të vitit 2002, ndërsa funksionin e konsullit e kryen Ilija Malinkovski, i emëriar në këtë pozicion në shtator të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hapja e konsullatës së nderit është vazhdim i marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve, të cilat karakterizohen me respekti reciprok dhe kuptimi të qëllimeve strategjike dhe prioriteteve kombëtare.

Dy vendet në komunikimin e deritanishëm kanë zhvilluar dinamikë të takimeve dhe vizitave të nivelit diplomatik dhe politik, ndërsa paralelisht janë ndërtuar edhe marrëdhënie miqësore.

Hapja solemne kaloi në frymën e njohjes së trashëgimive kulturore të dy vendeve dhe gastronomisë tradicionale./Telegrafi/