Qeveria dhe Këshilli inspektues apelojnë te qytetarët t’i denoncojnë parregullsitë dhe mosrespektimin e masave qeveritare dhe rekomandimeve për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Për të denoncuar parregullsitë janë hapur e-mail adresa të reja dhe në funksion janë vënë linja telefonike falas. Qytetarët munden parregullsitë t’i denoncojnë në numrat dhe e-mailat në vijim:
– Inspektorati Shtetëror i Punës: poplaki@dit.gov.mk ose në numrin 151 31
– Inspektorati Shtetëror i Tregut: nepravilnosti@dpi.gov.mk ose në numrin 191
– Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor: prijavi.dszi@gmail.com ose në numrin 0800 255 55
– Agjencia për Ushqim dhe Veterinari: sin@fva.gov.mk ose në numrin 0800 3 2222
– Inspektorati Shtetëror për Transport: prijavi@dti.gov.mk
– Agjencia për Ilaçe dhe Mjete Mjekësore: prijavi@malmed.gov.mk.
Nga Qeveria sot informuan se shërbimet inspektuese me të gjitha kapacitetet e tyre vazhdojnë në mënyrë intensive të punojnë në terren./Telegrafi/