int(1) Maqedoni, greva bllokon aeroportet - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Maqedoni, greva bllokon aeroportet

Sipas paralajmërimeve, gjatë periudhës së ardhshme do të mundësohet vetëm fluturim i aeroplanëve mbi territorin e Maqedonisë.

Greva është caktuar për shkak të qëllimit të Drejtorisë për të Ardhura Publike që dhunshëm të paguajë 10 milionë euro nga llogaria e Agjencisë për Aviacion Civil që i ka grumbulluar gjatë gjashtë viteve të fundit si kthim i tatimit të vlerës së shtuar.

Kontrollorët e fluturimeve nuk heqin dorë nga qëllimi që ta ndërpresin punën, ndonëse, siç u shprehën, ditëve të fundit u janë eksponuar trysnive dhe kërcënimeve se nëse nisin grevën, do të mbeten pa punë.

Ata paralajmërojnë se për trysnitë do t`i njoftojnë autoritetet ajrore evropiane, ku Agjencia për Aviacion Civil është anëtar.

Exit mobile version