Tetë organizata sot do të marrin grande njëvjeçare përmes Projektit të USAID-it për zhvillimin e ekosistemit afarist për përkrahje afariste.
Qëllimi i grandeve është përmirësimi i atyre ekzistuese dhe zhvillimi i shërbimeve të reja afariste për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Maqedoni.
Grantet do të ndahen në Odën e Zejtarëve – Shkup, Shoqatën për zhvillim rural LAG Agro Lider, MAKAM-TRANS, Asociacioni i Maqedonisë i industrisë për metale dhe elektro (AMIME), Lidhja e Odave Ekonomike, Shoqata e Maqedonisë për ashensorë, Oda Ekonomike e Maqedonisë Verilindore dhe Solar Maqedonia.
Një pjesë e shërbimeve për mbështetjen e NMVM të cilat do të zhvillohen përmes grandeve janë trajnimi dhe zhvillimi i fuqisë punëtore në shumë sektore, ndihma për qasje deri tek financat, mbështetja për lidhjen me tregjet e huaja, ekspertë për optimizimin e prodhimtarisë, si dhe shumë të tjera.