Site icon Telegrafi

Maqedoni, gjysma e qytetarëve mendojnë se rezultati i regjistrimit nuk duhet të ndikojnë në të drejtat etnike

Qytetarët, në hulumtimin e fundit për opinionin publik të cilën e ka realizuar “Detektor” për Institutin për Kërkime Politike Shkup kur u pyetën nëse rezultatet e regjistrimit duhet apo nuk duhet të ndikojnë në të drejtat e bashkësive etnike, 31.2 thanë “po”, krahasuar me 49.7 përqind “jo.”

Kur pyeten se kush është përgjegjës për mos regjistrimin e popullsisë që nga viti 2002, shumica ose 42.5 përqind e qytetarëve të anketuar vendosin përgjegjësinë në të gjitha partitë politike. 16.1 përqind e këtyre fajësojnë OBRM-PDUKM-në, 9.3 përqind BDI-në, 8.5 përqind nga Entin Shtetërorë për Statistika dhe 2.9 përqind LSDM-në.

Të pyetur nëse ata vlerësojnë se regjistrimi i vitit 2002 ishte i saktë, shumica, ose 51.2 përqind, thanë “jo”, ndërsa 35.3 përqind u përgjigjen “Unë nuk e di” dhe vetëm 13.5 përqind thanë “po”.

Sondazhi u krye përmes një anketimi telefonik nga 10 deri në 13 shkurt të këtij viti, sipas shembullit të përfaqësimit prej 1.104 të anketuarve me një diferencë gabimi prej plus-minus tre përqind./Telegrafi/

Exit mobile version