Në seancën e sotme, Këshilli i Buxhetit të Gjykatës vendosi që gjyqtarët dhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor të marrin pagën e parashikuar prej 35% të parashikuar si shtesë për pagë.
Sindikata e punëtorëve të administratës reaguan për vendimin e këtillë dhe e vlerësuan si të turpshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata e quajnë të turpshme, sepse, siç informojnë, Këshilli i Buxhetit të Gjykatës është dashur të marr vendim të kthehen paratë e të punësuarve nga gjykata të cilët në vitin 2016 në mënyrë joligjore janë marrë gjatë kohës së grevës në gjykata.
“Sot Këshilli i Buxhetit të Gjykatës e solli vendimin më të turpshëm në historinë e gjyqësisë në Republikën e Maqedonisë. Këshilli i Buxhetit të Shtetit miratoi vendim për pagesën e shtesave të rrogave për gjyqtarët prej 35% me çka gjyqtarët do të marrin rritje prej 21.000 denarë, që do të jetë për 85% më e lartë nga rrogat e rregullta që marrin të punësuarit në shërbimin e gjykatës”, reagojnë nga Sindikata e Punëtorëve të Administratës./Telegrafi/