Site icon Telegrafi

Maqedoni, gjykimi për rastin “Softuerët” do të vazhdojë më 14 mars

Foto: AIM

Gjykimi për rastin “Softuerët” ku i akuzuar i parë është ish sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Rashkovski vazhdon më 14 mars, pasi në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot janë paraqitur provat nga mbrojtja.

Në seancën e sotme, mbrojtësi i të akuzuarit Daniel Stançev, prezantoi ekspertizën e përgatitur në lidhje me financat e Stançevit dhe kompanisë INVOKA, pronar i së cilës është ai.

Paraprakisht, ka dëshmuar eksperti i fushës së teknologjisë informative, Miroslav Kotevski i cili është marrë në pyetje direkte në lidhje me ekspertizën e përgatitur, ndërsa në lidhje me integritetin e provave të prokurorisë.

Kotevski ka prezantuar disa dokumente ndërkombëtare sipas të cilave kryhet forenzikë digjitale dhe foli për metodën e dëshmive digjitale. Ai ka analizuar më shumë dokumente dhe domenet e tyre. Sipas tij, dëshmitë e prokurorisë kanë disa burime nga janë marrë të dhënat dhe janë krijuar dëshmitë. Sipas tij e gjithë procedura nuk është kryer në mënyrë korrekte, në mënyrë korrekte forenzike, sipas procedurave të mjekësisë ligjore digjitale.

Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë nuk i ka kryer detyrat zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave për furnizim publik për sistem për identifikim biometrik, furnizim publik të softuerit për përcaktim të shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptim të dënimeve, furnizim të kamerave ANPR për njohje të targave për automjetet dhe furnizim publik të kabinave metalike për nevojat e sistemit të identifikimit biometrik dhe sistem për njohje automatike të targave.

Rashkovski akuzohet për veprat penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” dhe “larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra ndëshkuese”, ndërsa personat I.D., I.H., D.S., I.I., I.I. dhe M.S. janë të akuzuar për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Rastin e udhëheqë gjykatësja Fanka Jançuleva Mihaillovska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është prokurorja Ivana Trajçeva.

Exit mobile version