Telegrafi

Maqedoni, Gjykata Themelore miraton kërkesat e para lidhur me Ligjin për amnisti

Këshillat penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup të cilët veprojnë sipas kërkesave të parashtruara që kanë të bëjnë me Ligjin për amnisti i sollën vendimet e para, të cilat do të dorëzohen te institucionet përkatëse, gjegjësisht burgjet që janë parashtrues të kërkesave, informojnë nga Gjykata Themelore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke pasur parasysh numrin e madh të kërkesave të parashtruara, të cilat vazhdojnë të arrijnë në gjykatë, Këshillat penal vazhdojnë me procesin e shqyrtimit të tyre dhe vendimet e sjellura do të dorëzohen te institucionet përkatëse me qëllim që të respektohet korniza kohore për përfundimin e tyre./Telegrafi/