Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme filloi procedurë për pjesë të nenit 136 të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, që parasheh rifillim të procedurës, pasi që të jetë sjellë vendimi për personin e siguruar, të mundet pa afat në të ardhmen të fillohet ripërtrirje e procedurës për ndryshim të vendimit për personin e siguruar.
Qëndrimi i Gjykatës është se në sistemin e drejtësisë nuk mundet diçka të jetë pa afate, sepse të gjitha procedurat edhe në drejtësinë qytetare, penale dhe administrative gjithmonë janë me afate.
Në seancë u fillua procedurë edhe për nismën e dorëzuar nga Shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi” për nen të vendimit për rend komunal në Komunën e Manastirit, sipas të cilit ndër të tjera është e paraparë në një amvisëri familjare të mund të mbahen deri më dy qen. Nga Gjykata thonë se askund në ligj nuk shkruan se në një familje mund të mbahen vetëm dy qen, prandaj Vendimi në fjalë del jashtë kornizave të ligjit./Telegrafi/