Site icon Telegrafi

Maqedoni, Gjykata kushtetuese duhet të reformohet

Profesoresha e fakultetit juridik, Gordana Siljanovska konsideron se pozita apo angazhimi në gjykatën kushtetuese duhet të jetë fundi i karrierës së një gjykatësi, e jo fillimi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siljanovska deklaron për Tv Telma se kur dikush është në këtë gjykatë për shkak të lidhjeve partiake, e jo për shkak të integritetit dhe dinjitetit personal, atëherë nuk mund të pritet nga ai gjykatës që të jetë korrigjues i sistemit të pushtetit. Kjo është arsyeja se përse në dy dekada e gjysmë të fundit, gjykatësit kushtetues nuk janë treguar faktorë të fuqishëm të demokratizimit të sistemit politik në Maqedoni.

Gjykatësja e mëhershme në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut, Margarita Caca – Nikollovska thekson se Gjykata kushtetuese duhet të hyjë në një procedurë reformimi.

Në hulumtimin shkencorë të titulluar ”Roli (jo)transofrmues i Gjykatës Kushtetuese”, Marija Risteska thotë se duhet të miratohet ligj për gjykatën kushtetuese, si edhe të futet në përdorim ankesa kushtetuese. Ky ligj do ta rregullonte statusin e gjykatësve, kushtet për ngritje procedurash, veprimin juridik të aktgjykimeve dhe të ngjashme, kështu do të forcohej roli demokratik i kësaj gjykate./Telegrafi/

Exit mobile version