Gjykata administrative ka shqyrtuar dhjetë nga 16 ankesat e dërguara nga partitë politike në lidhje me rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në vend.
Vendimet në lidhje me këta vendime do të, siç informuan nga Gjykata, do të sillen nesër.
Gjatë ditës së nesërme do të shqyrtohen edhe 6 ankesat e mbetura.
Te Gjykata administrative sot deri në orën 10 u dorëzuan gjithsej 16 ankesa.
Nga 16 ankesat, 11 janë nga Aleanca për Shqiptarët, katër nga Lëvizja Besa dhe një nga Lëvizja popullore e Maqedonisë.
Gjykata administrative është e obliguar të sjellë vendim në lidhje me ankesat në afat prej 48 orësh nga pranimi i tyre.
Paraprakisht, KSHZ-ja në seancën e saj i hodhi poshtë të gjitha ankesat e dorëzuara nga partitë politike në lidhje me procesin e votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale./Telegrafi/