Telegrafi

Maqedoni, Gjykata administrative duhet të vendosë për 16 ankesa nga partitë politike

Në Gjykatën administrative deri në ora 10 janë dorëzuar gjithsej 16 ankesa nga partitë politike për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Nga 16 ankesat, 11 janë nga Aleanca për Shqiptarët, katër nga Lëvizja Besa dhe një nga Lëvizja popullore e Maqedonisë.

Gjykata administrative është e obliguar të sjellë vendim në lidhje me ankesat në afat prej 48 orësh nga pranimi i tyre.

Paraprakisht, KSHZ-ja në seancën e saj i hodhi poshtë të gjitha ankesat e dorëzuara nga partitë politike në lidhje me procesin e votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale./Telegrafi/