Site icon Telegrafi

Maqedoni, gjobiten 481 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme (15.01.2023), ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë gjobitur 481 shoferë.

“Prej tyre, 43 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe nëntë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë.

Njëkohësisht, shpejtësinë në vendbanim e kanë tejkaluar 247 automjete, ndërsa jashtë vendbanimeve 234”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga atje shtojnë se aksionet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./Telegrafi/

Exit mobile version