Site icon Telegrafi

Maqedoni, gjobiten 200 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

MPB njofton se dje kanë vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut në tërë territorin e RMV-së, me çka janë gjobitur 200 shoferë.

“Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (04.04.2022) ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuari, me çka janë gjobitur 200 drejtues automjetesh.

Nga këto, 10 mjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuar”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Exit mobile version