Site icon Telegrafi

Maqedoni: Gjobiten 166 qytetarë, nuk e kaluan rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësorë

Ministria e Punëve të Brendshme në të gjithë territorin e vendit ka zhvilluar dje një kontroll të intensifikuar për sanksionimin e shkeljeve të kryera nga këmbësorët.

Me këtë janë sanksionuar 166 këmbësorë, prej tyre 155 për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit të këmbësorëve, pesë për kalim në semafor të kuq për këmbësor si dhe gjashtë këmbësorë për shkelje të tjera.

Gjatë kontrollit janë regjistruar në total edhe 111 shkelje të kategorive të tjera.

Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit. Këmbësorët duhet të kalojnë rrugën në vendkalim të shënuar për këmbësorë sepse përkundrazi do të sanksionohen për mosrespektim të rregullave të qarkullimit rrugor. Së bashku duhet të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thanë nga MPB.

Exit mobile version