Mesatarisht për 75 për qind zvogëlohen gjobat për kundërvajtjet doganore për të cilat është parashikuar urdhër pagesë e detyrueshme, apo për ato të cilat mund të paguhen në vendin përkatës. Nga Ministria e Financave thonë se me ndryshimet e Ligjit të doganës bëhet zvogëlimi i gjobave prej 250 në 50 euro për person juridik dhe nga 50 euro në 15 për person fizik.
Siç theksoi ministri i Financave Dragan Tevdovski, qëllimi i ndryshimeve është përmirësimi i legjislacionit në drejtim të krijimit të aplikimit të drejtë dhe proporcional të dispozitave kundërvajtëse, konform rëndësisë së veprës së kryer.
Me ndryshimet e Ligjit të doganës mundësohet edhe qarkullim më i shpejtë i mallrave. Në të fakt, ai mundëson njohjen reciproke të lejeve të dhëna për operator të autorizuar ekonomik në suaza të CEFTA-s. Ky është përfitim i madh për Shoqatat tregtare të Maqedonisë të cilat tregtojnë në rajon.
Me ndryshimet e ligjit bëhet edhe harmonizimi me Konventën për procedurë të përbashkët transitore. Me to do të harmonizohen dispozitat të cilat kanë të bëjnë me garantimin në sigurimin e pagesave të borxhit doganor ose taksa tjera lidhur me mallrat në procedurë transitore.
Ndryshimet e ligjit hyjnë në fuqi kah mesi i këtij muaji.