Site icon Telegrafi

Maqedoni: Gjobat e avokatëve, Gjykata Penale nuk pajtohet me vendimin e Kushtetueses

Me gjobat e shqiptuara në të holla për shkak të prishjes së rendit në gjykatë, absolutisht nuk është vënë në pikëpyetje e drejta e mendimit dhe lirisë së shprehjes, thuhet në opinionet e ndara të Gjykatës Kushtetuese për vendimin për shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Themelore Penale dhe të Gjykatës së Apelit Shkup për gjobat për avokatët në procedurën e lëndës për ngjarjet e 27 prillit, kumtoi pasdite Gjykata Penale.

“Gjykata Publike Themelore Shkup me respekt ndaj Gjykatës Kushtetuese të RMV si organ dhe ndaj vendimeve të cilat i sjellë kjo gjykatë, ka nevojë ta njoftojë opinionin se nuk mund të pajtohet me vendimin nr. 57/2019 me të cilin përcaktohet shfuqizimi i vendimeve, por në tërësi do ta respektojë. Gjykata Penale e vlerëson faktin se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të RMV nuk është sjellë në mënyrë unanime dhe se e njëjta përmban dhe ndan mendime për disa gjykatës të caktuar kushtetues të cilave mendime u bashkohet”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Penale.

Sqarojnë se me shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës Penale dhe të Apelit, Gjykata Kushtetuese e RMV-së vepron si gjykatë instancale, ndërsa shtojnë, nuk ka kompetencë të tillë, gjegjësisht Gjykata Kushtetuese e RMV nuk ka kompetencë të shfuqizojë vendime të gjykatave të rregullta.

Exit mobile version