Site icon Telegrafi

Maqedoni: Gjoba për 306 qytetarë për mosmbajtje të maskave

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoni informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për parandalimin e coronavirusit.

Nga MPB thonë se në 24 orët e fundit janë dhënë 306 gjoba për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.

MPB ju bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19./Telegrafi/

Exit mobile version