Site icon Telegrafi

Maqedoni, gjithsej 122 punonjës shëndetësorë janë infektuar me Covid-19

Gjithsej 122 punonjës shëndetësorë janë infektuar me Covid 19, sipas shifrave të fundit të publikuara nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Shtatë prej tyre janë shëruar tashmë dhe janë kthyer në punët e tyre.

Ai siguron se ka pajisje të mjaftueshme për të gjithë punonjësit e shëndetit, si dhe rezerva të mjaftueshme në Ministrinë e Shëndetësisë për të gjitha objektet shëndetësore.

Lexo po ashtu 54 raste me coronavirus në Maqedoni, humbin jetën 6 pacientë

Në lidhje me vdekshmërinë nga kjo sëmundje e re, ai përsëriti se virusi sulmon jo vetëm mushkëritë, por edhe organet, madje edhe gjakun, dhe se në të gjitha studimet shkencore dhe statistikat, shkalla e vdekshmërisë së pacientëve me pamje të rëndë klinike është deri në 97 përqind./Telegrafi/

Lexo po ashtu Për një ditë shërohen 42 pacientë nga coronavirusi në Maqedoni

 

Exit mobile version