Me vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm është vazhduar afati për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak vëllimit të rritur të hyrjes dhe transitimit të emigrantëve nëpër territorin e Maqedonisë.
Kuvendi e votoi vendimin me 60 vota “për” në suaza të seancës së sotme të 26-të.
Me sjelljen e Vendimit sigurohet vazhdim i kryerjes së aktiviteteve nga forcat e Armatës të Republikës së Maqedonisë dhe forcat e sigurisë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në funksion të sigurimit, mbrojtjes dhe ruajtjes së kufirit shtetëror. /Telegrafi/