Site icon Telegrafi

Maqedoni: Gjendja me COVID-19 nën kontroll, sistemi shëndetësor përgatitet për vaksinimin

Numri i të infektuarve nga COVID-19 javën e kaluar është ulur për 9.9 përqind, ndërsa është rritur numri i të shëruarve. Organet kompetente thonë se gjendja me pandeminë është nën kontroll dhe se sistemi shëndetësor po përgatitet për vaksinim kundër COVID-19.

Fillimisht do të vaksinohen punonjësit shëndetësor, të punësuarit në ushtri, polici dhe të sëmurët kronikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, vaksinimin do ta zbatojnë mjekët dhe motrat medicinale që nuk punojnë me pacientë me covid, dhe ky do të jetë njëri nga operacionet logjistike më të mëdha që duhet të zbatohet.

Gjatë javës së ardhshme do të organizohet trajnim në terren, për atë se si do të duket procesi i vaksinimit.

Edhe shtetet tjera janë në procesin e përgatitjes për vaksinim. Britania e Madhe është vendi i parë në botë që e ka miratuar vaksinën e Pfizer dhe BioNtech kundër COVID-19 dhe që nga java e ardhshme do të fillojë me vaksinimin./Telegrafi/

Exit mobile version