Telegrafi

Maqedoni, gjatë muajit maj shtohet aktiviteti kreditor i ndërmarrjeve dhe qytetarëve

Të dhënat e para monetare të Bankës Popullore e Republikës së Maqedonisë për muajin e kaluar tregojnë përshpejtim të dukshëm të rritjes mujore të depozitave dhe aktivitetit kreditor në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Rritja e bazës së depozitave këtë muaj në masë të madhe është pasojë e depozitave më të larta koroporative, ndërsa kontribut pozitiv, por në masë më të ulët kanë pasur edhe kursimet e amvisërive. Në muajin maj, në tregun e kreditëve erdhi deri në përshpejtimin e aktivitetin kreditor, ku vërehen rritja e kreditëve dhe banorëve dhe ndërmarrjeve.”, deklaroi sot BPRM duke shpallur konkludimet e takimit të Komitetit për politikë monetare operative.

Sipas BPRM-së, krahasimi i treguesve të fundit makroekonomik me dinamikën tyre të projektuar tregon në tërheqje të caktuara, ndërsa kjo ka të bëjë me dinamikën e aktivitetit eknomik.

“Sipas të dhënave vlerësuese për BPV-në për tremujorin e parë, ekonomia shënon rritje minimale prej 0.1 për qind, që është nën vlerësimet e parashikuara në projeksionin e muajit prill. Në tremujorin e parë është mbajtur vazhdimësia e rritjes solide të aktivitetit të eksportit, si dhe dinamikë e ngadalshme e rritjes së harxhimeve në amvisëri”, thuhet në kumtesën e BPRM-së./Telegrafi/