Ministria e Shëndetësisë informon se sot deri në orën 19:00 janë vaksinuar 488 fëmijë me MRP vaksinë.
“Ju bëjmë apel të gjithë prindërve t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me MRP vaksinë, që është e cilësisë së lartë dhe efektive, ndërsa prodhues është GlaxoSmithKline nga Belgjika”, kumtojnë nga ministria e Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga ministria e Shëndetësisë thonë se vaksinimet mund të bëhen në poliklinikat “Jane Sandanski”, “Bukuresht”, dhe “Bit-pazar” dhe se do të punojnë edhe në ndërrimin e dytë.
Ministria rikujton se ende është në fuqi vendimi ku fëmijët e pavaksinuar nuk do të pranohen në çerdhe me qëllim të ndalohet zgjerimi i epidemisë së fruthit./Telegrafi/