Site icon Telegrafi

Maqedoni, gjatë afatit të parë janë regjistruar 11.826 nxënës në shkollat e mesme

Ministria e Arsimit njoftoi se në paraqitjen e parë në shkollat e mesme janë regjistruar 11.826 nxnës prej të cilëve 9.061 janë në gjuhën maqedonase, 2.604 në gjuhën shqipe, 130 në gjuhën turke dhe 31 nxnës që kanë ngelur në vitin akademik 2018/2019.

Në total janë paraqitur 16.676 nxënës nga ku 11.636 janë në gjuhën maqedonase, 4.707 në gjuhën shqipe, 302 në gjuhën turke dhe 31 nxënës të ngelur, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas llojit të arsimit, në afatin e parë të regjistrimit janë paraqitur 4.464 nxënës në gjimnaz, 7000 nxënës në arsim profesional, 242 nxnënës në akademi sportive, 120 nxënës në gjimnaz sportiv.

Lexo po ashtu Rritet interesi për shkollat e mesme profesionale në Maqedoni

Pas publikimi të rang-listave me rezultatet e regjistrimit, nxënësit që nuk janë regjistruar në shkollë, janë të obliguar që ta marrin dokumentimin e dorëzuar në afat prej 48 orëve.

Shkollat në paraqitjen e dytë mund ta ulin numrin e pikëve minimal të dhëna në Konkurs deri në 10 pikë, përveç në gjimnaz, ekonomike dhe medicinë./Telegrafi/

Exit mobile version