Telegrafi

Maqedoni, katërmbëdhjetë policë janë në izolim shtëpiak

Gjithsej 14 pjesëtarë të policisë nga Stacioni Policor i Petrovecit janë në izolim shtëpiak pasi që kanë pasur kontakte me persona tashmë të infektuar me Covid-19, informon “Alsat”.

Shtatë prej tyre janë me rrezik të lartë, derisa shtatë të tjerët me rrezik të mesëm dhe gjenden në vetizolim.

Mësohet se dy rastet e fundit me coronavirus në polici janë paraqitur në policinë e trafikut ku tashmë gjithsej ka 5 persona të diagnostifikuar me Covid-19./Telegrafi/