Site icon Telegrafi

Maqedoni, gjashtë raste të reja me fruth

Foto: Ilustrim

Gjashtë raste të reja me fruth janë regjistruar në Shkup dhe rrethinë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në mesin e të sëmurëve është një foshnjë në moshë një vjet e gjysmë nga Çairi që është në mjekim shtëpiak, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga gjashtë të sëmurë, tre fëmijë janë në mjekim spitalor, ku njëri prej tyre është foshnja dy vjeçare nga fshati Morane, dhe tjetri nëntë vjeçari nga Gjorçe Petrovi ndërsa tjetri është i moshës tre vjet e gjysmë.

Lexo po ashtu Fruthi përhapet edhe në Gjevgjeli, regjistrohen dy raste

Nga fillimi i epidemisë, deri tash janë regjistruar 117 raste të fruthit.

Për momentin, në Klinikën e sëmundjeve infektive janë hospitalizuar 27 persona nga kjo sëmundje. Nga fillimi i epidemisë, deri sot janë vaksinuar 4.815 persona./Telegrafi/

Exit mobile version