Site icon Telegrafi

Maqedoni: Gazetarët dhe punonjësit e mediave mund të paraqiten për vaksinim deri më 23 prill

Afati i aplikimit për fazën e dytë të vaksinimit kundër Covid-19 për gazetarët dhe punëtorët e mediave është zgjatur deri më 23 prill (e premte), njoftojnë nga Sindikata e Pavarur të Gazetarëve dhe Punëtorëve të Mediave (SPGM) dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedoni (SHGM).

“Nuk ka kufizime në këtë thirrje dhe të gjithë gazetarët dhe punonjësit e mediave që kanë një angazhim aktiv në lidhje me një media, si dhe gazetarë të pavarur dhe punonjës të mediave mund të aplikojnë. Imunizimi, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë pritet të organizohet së shpejti, për të cilën i raportuari do të njoftohet në kohën e duhur, si për datat ashtu edhe për vendndodhjen”, thonë nga atje.

Personat që aplikuan për thirrjen e parë dhe që nuk i plotësuan kërkesat për fazën e parë të vaksinimit, shtohen në listën për raundin e dytë të vaksinimit.

SPGM dhe SHGM u kërkojnë aplikantëve të kontrollojnë saktësinë e informacionit të kontaktit (e-mail) që ata u kanë dorëzuar dhe nëse shohin gabime të caktuara t’i raportojnë ato sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që, siç thonë ata, të mos ketë keqkuptime gjatë termineve./Telegrafi/

Exit mobile version