Telegrafi

Maqedoni, garë kombëtare për Microsoft Office

Finalja e Garës kombëtare për zgjedhje të Microsoft office specialist për Maqedoni do të mbahet sot në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në finale kanë hyrë 45 nga 1.430 kandidatë që garuan në periudhën e fundit në Shkup dhe në qytete tjera në shtet në dy etapa.

Gara, e destinuar për personat e moshës prej 13 deri 22 vjet. Kjo garë organiohet për herë të parë në Maqedoni. Fituesi do ta prezantojë Maqedoninë në garën globale në Orlando, Florida.

Në hapjen e garës është paralajmëruar fjalim i ministres së Shoqatës Informatike dhe Administratës Marta Arsovska Tomovska. /Telegrafi/