Site icon Telegrafi

Maqedoni, fushata për referendumin do të financohet nga ministritë dhe institucionet

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha, sot në konferencë për shtyp njoftoi se do të miratohet plan konkret për zhvillimin e fushatës për referendumin dhe se ai do të financohet nga ministritë.

Ai shtoi se qeveria gjatë fushatës do të jetë transparente, ndërsa fushata për referendumin do të jetë informative, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me fushatën do t’i informojmë qytetarët se referendumi i suksesshëm do të thotë hapje e rrugës për anëtarësim të vendit në BE dhe NATO, do të prezantohet marrëveshja për emrin me Greqinë dhe përfitimet nga ajo. Çdo ministri dhe institucion nga buxheti i tyre do të duhet të tregojë sa para kanë në dispozicion për fushatën e referendumit”, tha mes tjerash Hoxha.

Ndërsa sa i përket fushatës së deritanishme në Facebook në faqen e kryeministrit Zoran Zaev, Hoxha tha se bëhet fjalë për mjete deri 100 euro për reklamim publik në rrjetet sociale./Telegrafi/

Exit mobile version