Site icon Telegrafi

Maqedoni, funksionarët shtetëror nënshkruajnë deklaratë për luftë kundër korrupsionit

61 bartës të funksioneve publike në shtet sot kanë nënshkruar deklaratë për luftë kundër korrupsionit. Mes tyre janë kryeprokurori Ljubomir Joveski, Katica Janeva, 18 ministra, një zv.kryeministër, 35 kryetar komunash dhe kryetari i Bashkisë së Shkupit.

“Përmes nënshkrimit të kësaj deklarate, bartësit e funksioneve më të larta në pushtet ekzekutiv në nivel qendror dhe lokal, si dhe përfaqësuesit e prokurorive më të larta në vend, treguan ndihmën e tyre për luftë ndaj korrupsionit”, thanë nga Komiteti i Helsinkit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deklarata gjithashtu u nënshkrua nga kryeministri Zoran Zaev, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe Petre Shilegov si përfaqësues i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale./Telegrafi/

Exit mobile version