Site icon Telegrafi

Maqedoni, formohet Trupi këshillues për etikë të gjykatësve

Këshilli drejtues i Shoqatës së gjykatësve të Maqedonisë në seancën e sotme i ka zgjedhur anëtarët e Trupi këshillues për etikën e gjykatësve, që është e paraparë në kornizat e Kodit të etikës së gjykatësve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky trup ka karakter këshillues për çështjet që kanë të bëjnë me shkelje të parimeve të Kodit gjyqësor. Ky organ përbëhet nga shtatë anëtarë, ndërsa në seancën e sotme u votuan gjashtë nga kandidatët e propozuar përmes deklarimit personal të anëtarëve të Këshillit drejtues. Në lidhje me anëtarin e shtatë, i cili propozohet nga Gjykata Supreme e Maqedonisë, Këshilli drejtues do të prononcohet gjatë ditëve në vijim.

trupi këshillues do t’i këshillojë gjykatësit në rastet e dilemave të natyrës etike./Telegrafi/

Exit mobile version