Telegrafi

Maqedoni, formohet komision i cili duhet të zbatojë procedurë për ndërtimin e sistemit për distribuim të gazit natyror

Qeveria mbrëmë solli vendim për formimin e Komisionit për zbatim të procedurës për ndarje të Marrëveshjes për vendosje të partneritetit privat-publik për ndërtim të sistemit të ri për distribuim të gazit natyror në territorin e vendit.

Siç informon sot zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski, Komisioni ka për qëllim ta zbatojë procedurën e tërësishme për ndarje të marrëveshjes për vendosje të partneritetit privat-publik për financim, projektim, ndërtim, menaxhim, mbajtje dhe zhvillim të sistemit distribuiv të gazit natyror në Maqedoninë e Veriut.

“Komisioni është i përbërë prej 14 anëtarëve, dhe në të ka përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, këshilltarë të Kabinetit të kryetarit të Qeverisë, përfaqësues të kabinetit të zëvendëskryeministrit Angjushev, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit Jetësor, nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, anëtarë të Komisionit rregullator për energjetikë, anëtarë të resurseve energjetike nacionale”, tha Boshnjakovski.

Ai shtoi se të gjitha institucionet të cilat janë përfshirë në punën e këtij institucioni, janë pjesë e këtij komisioni të punës./Telegrafi/