Kuvendi dhe institucionet të cilat dërgojnë raporte vjetore në Kuvend kanë arritur të përcaktojnë formatin se si do të duhet të duket raporti. Ky format i raportit u prezantua në takimin e dytë ndërmjet Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe përfaqësuesve të organeve dhe institucioneve të cilat dërgojnë raporte vjetore në Kuvend.
Sipas kryetarit të Komisionit, Aleksandar Kiracovski, në procesin e krijimit të formatit të raportit morën pjesë deputetët e të gjitha grupeve parlamentare. Deputeti i LSDM-së Hari Llokvenec, si udhëheqës i grupit, deklaroi se me këtë format të llogaridhënies, institucionet do të kenë më shumë përgjegjësi ndërsa Kuvendit do të zbatojë më mirë shtyllën e tretë të funksionimit, që është Kontrolli i institucioneve.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferri, tha se pikërisht në Uillton Park, theksi i veçantë iu vendos debatit për funskionin mbikëqyrës të Kuvendit. Sipas tij, qëllimi i gjithë kësaj është që të rritet efikasiteti në institucionet e pavarura por edhe efikasiteti i Kuvendit.
Krijimi i formatit të ri për raportet e institucioneve u mbështet edhe nga OSBE-ja. Përfaqësuesi Mirosllav Vasileviq, deklaroi para deputetëve dhe përfaqësuesve të institucioneve se mënyra e re e raportit do të përmirësojë punën e institucioneve, por edhe transparencën e tyre ndaj qytetarëve.