Qytetarët në ankth telefonojnë dhe raportojnë se në oborrin e tyre në këtë periudhë të vitit ka gjarpërinj.
Bogoljub Sterijovski, ekspert për amfibët dhe zvarranikët, thotë se me temperaturat e larta është normale që gjarpërinjtë të dalin nga habitatet e tyre dimërore.
Ajo që duhet të dini është se si të reagoni.
Ai thotë se kur shohim një gjarpër nuk duhet ta sulmojmë dhe të bëjmë lëvizje të papritura, e poashtu nëse dalim në ambient me natyrë, të veshim veshje të përshtatshme.
“Në rast kafshimi nga gjarpri, nuk duhet të ndërmarrim veprime, si për shembull thithjen e helmit apo lidhjen me vendin e kafshimit”, thotë Sterijovski, “e rëndësishme është të shkoni me qetësi në ambulancën më të afërt ose të telefononi një ambulancë”, shtoi ai.
Në Maqedoni, gjarpërinjtë helmues janë kërcim vetëm nëpër disa zona, sepse nëpër vende më urbane nuk ka shumë të tillë.
Gjarpërinjtë helmues në vend mund të gjenden nëpër zona shkëmbore, si dhe zonat e larta malore prej 1900 metrash.