Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) prej sot fillon me monitorim të gripit të shpendëve përmes marrjes së gjakut nga shpendët shtëpiakë dhe zogjtë e egër që është praktikë çdo vit.
Pas rastit të fundit të paraqitjes së sëmundjes në shkurt të vitit 2017, në Maqedoni deri më tani nuk është regjistruar rast i ri i influencës aviare.
Nga data 2 nëntor i këtij viti AUV vendosi ndalesë për import të shpendëve, produkteve të shpendëve dhe nus-prodhimeve me prejardhje shtazore nga rajoni i Dobriç, Bullgari, ku është konstatuar paraqitja e gripit të shpendëve. Ndalesa prej datës 8 nëntor kjo ndalesë vlen edhe për rajonet Kliven dhe Haskovo.
Siç thonë nga AUV, kontrollet në vendkalimet kufitare janë përforcuar, por deri më tani nuk ka dërgesë të kthyer nga rajonet për të cilat vlen ndalesa.
Ndalesa për import paradokohe janë vendosur edhe për rajonet nga Franca dhe Italia, si dhe për rajonet nga Belgjika, Çekia, Sllovakia./Telegrafi/