Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) Zoran Atanasov sot në spitalin universitar të veterinarisë pranë Fakultetit për veterinari do të vendosë mikroçip në një kafshë shtëpiake. Me këtë edhe zyrtarisht fillon fillimi i fushatës për mikroçipim falas të kafshëve shtëpiake – qenve dhe maceve.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe Kryetari i Odës së Veterinarëve të Maqedonisë Tomisllav Nikollovski, si dhe profesori Pllamen Trojançanec nga Spitali i Veterinarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Identifikimi falas dhe regjistrimi i kafshëve shtëpiake (qen dhe mace) do të zgjas deri 31 mars vitin e ardhshëm, gjegjësisht derisa të harxhohen 100.000 mikroçipat e furnizuara.
Siç informoi para dy ditësh drejtori Atanasov kur promovonte fushatën, marrëveshje për mikroçipim falas janë përfshirë 135 shoqata veterinarie. Pronarët do të duhet të paguajnë vetëm 120 denarë për pasaportë për kafshë shtëpiake dhe që do të mund ta shfrytëzojnë gjatë udhëtimit të tyre jashtë vendit./Telegrafi/