Telegrafi

Maqedoni, fillon fushata për raportimin e ngacmimeve seksuale (Foto/Video)

Pas publikimit të skandaleve për ngacmime seksuale në Holywood, edhe në Maqedoni ka filluar një fushatë e tillë për të ngritur ndërgjegjen për ngacmimet seksuale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas TV Telma, organizatorët thonë se është me rëndësi që të flitet për këto raste, pa marrë parasysh kohën dhe mundësinë për të folur.

Ana Vasileva, feministe dhe aktiviste thotë se në mjediset e vogla është vështirë të gjendet dikush që do të flet, pasi që të gjithë janë të lidhur me njëri-tjetrin. Irena Cvetkoviq thotë se duhet që të tregojmë që vajzat në shkolla, studentet, femrat në vendet e punës janë caj i ngacmimeve seksuale.

Raportimet do të bëhen përmes hashtagut “#Segakazhuvam” dhe “#TaniTregoj”./Telegrafi/