Shoqata qytetare “LEGIS” dhe Ambasada e parë për fëmijë ‘Megjashi’, prej sot e zbaton Javën e solidaritetit me fëmijë refugjatë nga Siria, në kuadër të fushatës ‘Ndihmë për Aleppo-n’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Fushata ka për qëllim ndihmën e refugjatëve, të cilët janë të vendosur në kampet në zonën mes Turqisë dhe Sirisë.
‘Qëllimi është që me këtë aksion t’u ndihmojmë familjeve që janë të evakuar, t’u ndihmojmë fëmijëve nga Alepo. Këta janë 50 mijë banorë, të cilët janë në kampet në kufirin me Turqinë dhe në vetë Turqi’, tha Rexhepi.
Rexhepi tha se ndihmën që do ta mbledhin do ta dërgojnë përmes Turqisë drejtpërdrejt deri te kampet ku ndodhen refugjatët. Ai poashtu para gazetarëve ka theksuar se në Maqedoni ka rreth 130 refugjatë nga Siria. Rreth 50 janë në Tabanoc dhe Gjevgjeli, të tjerët në Vizbeg dhe Shkup. /Telegrafi/