Në Makedonska Kamenica, gjegjësisht në fshatin Moshticë janë ndërmarrë masa ndërtimore me qëllim parandalimin nga përmbytjet të vendeve kritike të kësaj komune. Kryetari Darko Mitrevski theksoi se këto punime të ndërtimit janë pjesë e marrëveshjes së infrastrukturës së komunës, sidomos në pjesën e infrastrukturës rrugore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në kuadër të parandalimit të përmbytjeve, periudhën e fundit në këtë komunë janë pastruar të gjitha kanalet e lumenjve, por për shkak të terrenit të Makedonska Kamenicë nuk pritet ndonjë problem i madh nga shira dhe përmbytjet eventuale.
Pjesa më kritike e Kamenicës mbetet rrëshqitja e tokës në rrugët rajonale dhe lokale. /Telegrafi/