“Le të flasim për ndryshimin e klimës” është emri i projektit të ri në të cilin shoqatat e qytetarëve Ekosvest, CNVP Maqedoni dhe DEM në tre vitet e ardhshme do të forcojnë kapacitetet organizatave qytetare në nivel lokal dhe kombëtar duke ndërtuar koalicione klimatike dhe duke rritur nivelin e vetëdijes për rëndësinë e rregullimit të ndryshimeve klimatike në të gjitha nivelet dhe të gjitha palët e interesuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duke mirëpritur këtë iniciativë qytetare të financuar nga Bashkimi Evropian, zv. ministri Jani Makaraduli në fjalimin e tij hyrëse theksoi se marrja e aksionit klimatike është një nga sfidat më të mëdha në politikë dhe se duhet të jemi të vetëdijshëm se çdo vonesë në aktivitete do të thotë rregullim më të vështirë në të ardhmen.
Duke njohur rolin e sektorit civil si një nga aktorët në zbatimin e veprimeve të suksesshme kombëtare klimatike, Makraduli theksoi se ai jep përkrahje të sinqertë personale dhe institucionale për këtë projekt, me çka priten rezultate të dukshme. /Telegrafi/