Telegrafi

Maqedoni, fëmijët e pavaksinuar s’mund të shkojnë në çerdhe dhe shkollë

Foto: Ilustrim

Ende mbetet ndalesa për fëmijët e pavaksinuar të shkojnë në çerdhe dhe shkollë. Ministri Filipçe theksoi se kjo do të jetë ndalesë dhe jo rekomandim, pasi që siç tha ai, vetëm me ndalesë mund të arrihet efekti i dëshiruar.

“Kontradikta ishte në pjesën ku thuhet se arsimi fillor është i detyrueshëm, megjithatë, në situatë të epidemisë dihet se duhet të reagohet dhe veprohet dhe në këtë drejtim ishin edhe masat tona. Para dy ditësh u konsultova edhe me ministrin e Shëndetësisë Arbër Ademi. Tani vazhdojmë me vaksinimin në terren”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Maqedoni, nga sot fillon vaksinimi kundër fruthit në shkollat e mesme dhe fillore

Ai edhe njëherë rikujtoi se të gjithë që nuk janë vaksinuar janë në rrezik të madh për t’u sëmurë.

“Humbën jetën tre fëmijë që s’ishin të vaksinuar ndërsa njëri nuk mundej të vaksinohet për shkak se kishte sëmundje tjetër”, tha Filipçe./Telegrafi/