Numri i punëtorëve në industri në mars të këtij viti shënon rritje për tetë për qind në krahasim me marsin e vitit të kalaur, përderisa në tre muajt e parë rritja është 6,7 për qind në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Numri i punëtorëve në sektorin Xehtari dhe nxjerrje e gurëve në mars të këtij viti, në krahasim me marsin e vitit të kaluar, shënon rritje prej 0,9 prë qind, në sektorin Industri përpunuese rritje prej 8,9 për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe kliamatizim rënie prej 0,1 për qind.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në mars të këtij viti, në krahasim me marsin e vitit të kaluar, shënon rritje tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë prë 16 për qind, Prodhimeve kapitale për 23,9 për qind, Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për një për qind dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 1,4 për qind, prëderisa rënie shënon tek Energjia për 0,6 për qind.