Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska paralajmëron se tatimi progresiv nuk do të kthehet në janar të vitit 2023, edhe pse me zgjidhjen ligjore të para tri viteve ishte vendosur një gjë e tillë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Llukarevska tha se me vendosjen e tatimit progresiv do të pranohej negativisht nga opinioni për të cilën u bënë ndryshime ligjore për heqjen e të njëjtit nga janari i vitit 2023.
“Perceptimi i përgjithshëm është se taksa e sheshtë ende jep rezultatet e duhura sipas buxhetit dhe nuk duhet të përsërisim të njëjtin gabim nga hera e fundit pa debatin e duhur të thelluar për të marrë vendime. Çdo ndryshim me më shumë bisedë, debat dhe analizë duhet ta shohë dritën e ditës”, thotë Llukarevska në emisionin “Utrinski Brifing”.
Këtë vit nuk do të ndryshojë modeli i tatimeve, por edhe më e sigurt duket se kjo nuk do të ndodhë edhe pas 1 janarit 2023, kur edhe mbushen tre vjet nga ngrirja e tatimit personal. Deri atëherë, e ndoshta edhe më tej, do të zbatohen normat që janë ende në fuqi – pra koncepti i tatimit të sheshtë./Telegrafi/